A është i certifikuar Chronos POS?
Jo ende. Së pari duhet të kalojë aplikimin te Administrata Tatimore e Kosovës, me testim kundrejt shërbimit të saj. Deri atëherë nuk duhet të përdoret për shitje reale.
Çfarë mund të bëj me demon?
Ta provosh gjithçka me të dhëna prove për 30 ditë: shitjet, kuponët, librat dhe pagat. Asgjë nuk i shkon ATK-së dhe asnjë kupon s’ka vlerë fiskale.
Ku ruhen të dhënat e mia?
Në kompjuterin tënd, të shifruara. Kopjet rezervë shkojnë në dosjen që zgjedh, me fjalëkalimin tënd. Ne nuk mbajmë asgjë prej tyre.
A i dorëzon vetë deklaratat?
Jo. Ai i përgatit, ti i kontrollon dhe i dorëzon në EDI me llogarinë tënde. E vetmja gjë që programi i dërgon ATK-së është kuponi fiskal.
Çfarë ndodh nëse më prishet kompjuteri?
Instalo programin në kompjuterin e ri dhe rikthe aty kopjen rezervë. Kompjuteri i ri llogaritet arkë e re, prandaj i duhet kod i ri licence.
Çfarë ndodh nëse nuk e vazhdoj?
Pas ditëve shtesë ndalen shitjet e reja, por regjistrat mbeten të tutë: mund t’i lexosh, t’i raportosh, t’i eksportosh dhe t’i ruash në kopje rezervë.
A mund ta ndërroj paketën më vonë?
Po. Merr një kod të ri për të njëjtin afat dhe e ngjit në program. Të dhënat mbeten ku janë. Çka ke regjistruar në një pjesë që paketa e re nuk e përfshin mund ta lexosh dhe ta ruash, por jo ta ndryshosh.
A janë çmimet me TVSH?
Jo. Çmimet janë pa TVSH, sepse shitësi nuk është i regjistruar për TVSH.